Analisti i njohur amerikan dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, ka ndërruar jetë, ndërsa figura të shumta nga fusha akademike dhe politike kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Ndër ta, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, u shpreh thellësisht i prekur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Bugajskit. Ai tregoi se e mori vesh lajmin e trishtë gjatë qëndrimit të tij në Poloni.
“Veçanërisht prekëse që mësoj për ndarjen nga jeta të Janusz Bugajskit ndërsa jam këtu në Poloni. Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’i mungojnë mendja e tij depërtuese dhe zëri i tij i konfident. Jam shumë i trishtuar që e dëgjoj këtë lajm. Ngushëllime Margaritës dhe familjes Bugajski”, shkroi Joseph në platformën X.



