Sunday, November 16, 2025
Tifli healthy
HomeLajmeBastisjet në Zveçan dhe Zubin Potok nga Prokuroria Speciale e Kosovës, deklarohet...

Bastisjet në Zveçan dhe Zubin Potok nga Prokuroria Speciale e Kosovës, deklarohet Serbia

Prokuroria Speciale e Kosovës herët në mëngjes njoftoi për një aksion të gjerë në dy komuna veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, ku ka kryer bastisje në nëntë lokacione.

Aksioni, siç njoftoi Prokuroria, ishte i ndërlidhur me disa vepra të rënda penale si “Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje të Rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Zyra e ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, është deklaruar me një komunikatë për media për çka thanë se janë arrestuar shtatë serbë – ndonëse konfirmim zyrtar nga organet shtetërore të Kosovës ende nuk ka.

Zyra e Petar Petkoviqit e propagandoi për “hakmarrje të Albin Kurtit”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments