Home Lajme “Me shpirt e zemër me luftëtarët e lirisë”: Disa deputetët të PDK-së...

“Me shpirt e zemër me luftëtarët e lirisë”: Disa deputetët të PDK-së nga Drenica nisen për Tiranë

Disa deputetë të PDK-së nga rajoni i Drenicës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e sotme që do të mbahet për të kundërshtuar padrejtësitë e Speciales ndaj ish-krerëve te UÇK-së.

Deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi, ka postuar disa fotografi me deputetët Ganimete Musli e Përparim Gruda dhe qytetarë tjerë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar qëllimin e kësaj proteste.

“Me shpirt e zemër me luftëtarët e lirisë! UÇK është krenaria jonë! Krerët e saj nuk gjykohen, ata nderohen”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version