Home Lajme Aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Prizren, një i lënduar

Aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Prizren, një i lënduar

Policia e Kosovës ka treguar se sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident në autostradën Prishtinë-Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Bajram Krasniqi, ka dhënë detaje për aksidentin.

Sipas tij, në këtë aksident një person është lënduar.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Exit mobile version