Ka ardhur një lajm i shumëpritur për të gjithë klientët e Raiffeisen Bank Kosova! Pas suksesit të implementimit të këtij shërbimi nga NLB Banka, edhe Raiffeisen Bank ka bërë të mundur shtimin e kartelave të tyre në Apple Wallet, duke hapur një epokë të re të pagesave digjitale në Kosovë.
Ky shërbim i ri ofron lehtësi dhe siguri maksimale. Tani mund të bëni blerje pa kontakt, duke përdorur thjesht iPhone ose Apple Watch-in tuaj, pa pasur nevojë të mbani me vete kartela fizike. Apple Pay shndërron pagesat në një proces të shpejtë, të sigurt dhe modern.

Si të shtoni kartelën tuaj?
Procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë:
1. Përditëso ose shkarko aplikacionin: Sigurohuni që keni versionin më të fundit të aplikacionit Raiffeisen Bank Kosovo nga App Store.
2. Shtimi i shpejtë: Sapo të hapni aplikacionin, do t’ju shfaqet një dritare (modal) që ju fton të shtoni kartelën tuaj në Apple Wallet.
3. Metoda alternative: Nëse nuk e shfrytëzoni këtë mundësi menjëherë, mund ta bëni këtë lehtësisht më vonë. Thjesht shkoni te seksioni “Kartela” në aplikacion, zgjidhni kartelën tuaj dhe klikoni në butonin “Add to Apple Wallet”.
Kjo është një hap i madh drejt modernizimit të shërbimeve bankare dhe lehtësimit të jetës së përditshme për mijëra qytetarë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë pagesat tuaja më efikase dhe më të sigurta se kurrë!