Monday, September 29, 2025
Tifli healthy
HomeUncategorizedKurti brutal ndaj Gjykatës Kushtetuese: Vendime hipokrite, insiston në “Tregun e Lirë”...

Kurti brutal ndaj Gjykatës Kushtetuese: Vendime hipokrite, insiston në “Tregun e Lirë” kur bëhet fjalë për familjet e varfra

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pasur kualifikime të rënda për punën e Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar gjyqtarët për pengim të masave sociale dhe hipokrizi në vendime.

Në fjalimin e tij me temë “Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”, Kurti nuk kurseu fjalët kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ishte i ashpër vendimin e Gjykatës për të rrëzimin e ligjit për “çmimet tavan” e produkteve bazike si buka, mielli, vaji dhe produktet e higjienës. 

Sipas tij, Gjykata e anuloi këtë masë “nën pretekstin e shkeljes së parimeve të tregut të lirë”, duke shkaktuar dëm të madh për familjet më të pambrojtura.

Kurti u lëshua në kualifikime “hipokrizie” të Gjykatës Kushtetuese, duke e krahasuar me çështjen e pagave se gjykata pak muaj më parë kishte vendosur që pagat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë publikë nuk duhej të përcaktoheshin nga tregu, por të konsideroheshin si të drejta.

“Gjykata, e cila insiston kaq shumë për tregun e lirë kur bëhet fjalë për familjet e varfra, nuk e ndjen të njëjtën gjë për pagat e tyre të larta,” u shpreh Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments